Vota e diasporës, publikohet vendimi për regjistrimin e adresës së emigrantëve nëpërmjet e-Albania

Politikë | 6 vite më parë

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për regjistrimin e adresës së emigrantëve nëpërmjet portalit e-albania. Vendimi synon që nëpërmjet regjistrimit në portalin e-albania, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të përfitojnë shërbimet e gjendjes civile si edhe të drejtën e votës. Shtetasit shqiptar me banim jashtë territorit aplikojnë për formularin tip përmes portalit e-albania. Deklaruesi identifikohet në mënyrë të sigurt në portal duke përdorur numrin personal në pasaportë ose letërnjoftimin elektronik të lëshuara nga republika e Shqipërisë. Sipas vendimit deklaruesi plotëson formularin e deklarimit me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku jeton shoqëruar me dokumente zyrtare që provojnë gjeneralitetet e shtetasit në fjalë. /rtsh.al

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme