Projekti i PD-së, Basha: Liberalizim i ekonomisë, vendosja e taksës së sheshtë 9 %

Në takimin me përfaqësues të biznesit në Durrës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lancoi projektin ekonomik të PD-së, që bazohet tek ulja e taksave dhe vendosja e taksës së sheshtë 9 %. “Prioriteti numër 1 është që çmimet tona të karburantit dhe energjisë të jenë të paktën me nivelet e rajonit. Duke ulur taksat, biznesi dhe produkti shqiptar do të jenë më konkurruese në rajon. PD ka gati planin për biznesin, çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit,”, tha lideri demokrat.
Basha tha se qeveria që do të drejtojë në rast fitoreje në zgjedhje, do të krijojë klimë miqësore për biznesin duke liberalizuar ekonominë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




