Rama: Mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë! Me ata shkatërrimi do të rinisë nga e para!

Kryeministri socialist Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook, i ka dhënë përgjigje pyetjes që ka shtruar vete: Pse e dua mandatin e tretë?
“Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam, në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013” shkruan zoti Rama.
“Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha” shkruan zoti Rama. Ndërkohë kryetari i maxhorancës njëherësh kryeministri i vendit paralajmëron se “…avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë.
Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë” mbyll statusin zoti Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




