Balla: PD drejtohet nga një hetues i UÇK-së

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK-së”.

Balla theksoi se Lulzim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK-së.

“Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulzim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulzim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulzim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi”, tha Balla.

Balla i referohet Human Right Watch ku shkruhet se “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”./  (ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme