Replika Basha-Rama për COVID-19

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon të akuzojë fort qeverinë mbi mënyrën sesi po menaxhon situatën e pandemisë. Sipas kreut të PD Bashës, spitalet janë në kolaps e këtë gjë, sipas tij e tregojnë ambulancat që qëndrojnë me paciente brenda spitalit pasi aty nuk ka më vend. Zoti Basha akuzon kryeministrin në kohën kur shifrat e të infektuarve po prekin cdo ditë rekorde të reja, nga ana tjetër sipas tij qeveria nuk ka asnjë plan.”Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca. Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet, shprehet lideri demokrat.”Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje, tha kreu i PD Basha.
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili deklaron se spitalet janë në kolaps. Në “Twitter” Kryeministri shpjegoi se spitalet nuk janë në kolaps, ndërsa akuzon kreun e PD se po përhap panik.“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, shkruan kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




