Joe Biden zgjidhet president i SHBA, reagon kreu i grupit të PS, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas shpalljes fitores të Joe Biden, si president i SHBA, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook. Balla deklaron se “demokracia amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim”.
“Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Siç thoshte Alexis de Tocqueville “vështirë se gjen një çështje politike në Shtetet e Bashkuara, e cila herët a vonë nuk kthehet në një çështje gjyqësore. Urime Presidentit të zgjedhur Biden”, shkruan Biden.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




