Samiti i Sofjes, komisoneri i BE për Zgjerim, Varhelyi, bisedë me kryeministrin Rama

Politikë | 6 vite më parë

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, zhvilloi sot një bisedë me kryeministrin Edi Rama, ku i ka nënvizuar se “pret që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së”.

Në postimin e tij në Tëitter, Varhelyi zbardh bisedën me kryeministrin Rama, ku shkruan se kanë biseduar për punën e vazhdueshme brenda kornizave të bisedimeve për integrimin në BE. Zoti Varhelyi shkruan se me kryeministrin Rama ka folur edhe për mbështetjen e BE-së në luftën kundër COVID-19, si dhe për përgatitjen e Samitit të Sofies javën e ardhshme.  

‘Një vizitë virtuale me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për punën e vazhdueshme të Shqipërisë në plotësimin e kornizave për bisedimet, mbështetjen kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së’, shkruan komisioneri Oliver Varhelyi. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme