Sot në “Përballë” ambasadori gjerman Peter Zingraf. RTSH 1. Ora 22:00

Politikë | 6 vite më parë
 
Perspektiva europiane e Shqipërisë dhe rajonit është konfirmuar zyrtarisht në samitin e Selanikut të kryetarëve të shteteve të BE-së që në vitin 2003. Që nga ajo kohë disa vende të rajonit kanë bërë progres, kanë hapur negociatat, janë anëtarësuar, ndërkohë që Shqipëria ende nuk ka hapur de facto negociatat.
Gjermania ka Presidencën e Këshillit Europian dhe një nga objektivat madhorë është përballimi i sfidës së pandemisë covid 19, por edhe zgjerimi i perspektivës europiane për Shqipërinë dhe rajonin;
Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Peter Zingraf muaj më parë ka thënë se gjatë presidencës së Këshillit, Gjermania do të jetë në krah të Shqipërisë me fjalë dhe me vepra.
Kushtet e Bundestagut kanë qenë edhe udhërrëfyes për programin e reformave. Sa e kënaqur është Gjermania me reformat e ndërmarra këto muaj? A ka shanse që Shqipëria të ftohet në mbledhjen e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti?
Sone në #Përballë ambasadori gjerman Peter Zingraf. RTSH 1. Ora 22:00

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme