Kryemadhi në mbrojtje të presidentit Meta

Politikë | 6 vite më parë

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dalur në mbrojtje të presidentit Ilir Meta nga sulmet e kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai nuk bën kompromis me interesat e vendit. Zonja Kryemadhi i bëri deklaratat e saj gjatë një takim të partisë së saj në Devoll. “Edi Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, sepse ai nuk bën kompromis për pushtetin e Edi Ramës, për xhepat e Edi Ramës, për xhepat e oligarkëve të Edi Ramës për inceneratorët e Edi Ramës që paguajnë mediat, paguajnë gazetarët për të zhdukur fjalën inceneratorë nga fjalët tona. Sepse inceneratorëve ose thjesht gripat e plehrave të Ramës nuk janë gjë tjetër veçse grabitja e parave të shqiptarëve. Ka frikë nga mësuesit shqiptarët , ka frikë nga ato gratë naftëtare të cilave u ka grabitur pagat 20 muaj të tyre dhe iu grabit dhe naftën sepse nafta e Shqipërisë shitet sot më pak se gjysma e çmimit të naftës së çdo vendi tjetër” tha zonja Kryemadhi.
Sipas saj kryeministri Rama nuk është votuar kurrë në jetën e tij, por ka ardhur si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave. “Ilir Meta është zgjedh Kryeministër me votat e socialistëve  në vitin 2000, është zgjedhur Kryetar Parlamenti me votat e deputetëve socialistë dhe të LSI në vitin 2013 dhe President në vitin 2017 është zgjedhur me votat  e Partisë Socialiste përsëri dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të atij Parlamenti që e zgjodhi dhe kryetar Parlamenti dhe President” kujtoi zonja Kryemadhi.
Për kryetaren e LSI “Ilir Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik, por ka ardhur gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të patur një lider i cili mbi të gjitha është shqiptar, i cili nuk bën kompromis për interesat e vendit as për fëmijët e tij”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme