Kodi Zgjedhor, edhe presidenti Meta kërkon përgjigjen e Komisionit të Venecias

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar dy kërkesave të Komisionieri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varheley, drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, për të pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias, për Kodin Zgjedhor, përpara se ai të rivotohet në parlament. Zoti Meta ka njoftuar të martën në mesditë parlamentin, duke kujtuar se ai i ka kërkuar këtij komisioni dhënien e një opinioni urgjent për këtë ndryshimet në kod.
Ende nuk ka përgjigje nga zoti Rama lidhur me këtë çështje. Por një ditë më parë ai deklaroi se nuk do të tërhiqej nga rrëzimi i dekretit të presidenti Ilir Meta. “Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!” u shpreh të hënën kryeministri Rama. Parashikohet që votimi i ligjit të bëhet të enjten në seancë plenare.
Për nevojën e pritjes së përgjigjes së Komisionit të venecias ishin shprehur edhe kreu i PD Lulzim Basha dhe kreu i LSI Monika Kryemadhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




