Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pret Kryetarin e Partisë Alternativa-Shkup, Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Kryetarin e Partisë Alternativa-Shkup, z. Afrim Gashi. Ky i fundit e informoi Kryetarin Ruçi mbi zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe këndvështrimin e Partisë Alternativa-Shkup mbi këto zhvillime si edhe nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit midis partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi qëndrimin progresiv dhe proeuropian të partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësinë e këtyre qëndrimeve për të ardhmen europiane të vendit. “E rëndësishme është që partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të koordinohen dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për çështjet e përbashkëta të shqiptarëve. Më shumë mirëkuptim, bashkëpunim e koordinim, do të thotë më shumë përfaqësim. Rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme për zgjerimin e aksesit në zhvillim, në tregje, në shërbimet publike dhe rrjedhimisht ajo duhet të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




