Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Yuri Kim apel Ramës e Bashës

Politikë | 6 vite më parë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka adresuar një mesash kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha dhe të gjithë udhëheqësve të tjerët lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit. Kryediplomatja parashtron në mesazh se angazhimet, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Mesazhi i Kim vjen në një kohë ku debatet për listat dhe koalicionet kanë pushtuar politikën shqiptare. Ndër të tjera ajo shkruan se SHBA do t’ju mbështë gjithmonë, por liderët shqiptarë, janë pala përgjegjëse. “I kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe udhëheqësve të tjerë për të gjitha angazhimet që ata kanë bërë gjatë dhe pas marrëveshjes së 5 qershorit. Angazhimit, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. SHBA do t’ju mbështë gjithmonë, por liderët shqiptarë, janë pala përgjegjëse”, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.

Reflektimi i ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor po diskutohet aktualisht në Këshillin Politik. Mazhoranca ka paraqitur një draft konkret në Këshillin Politik, ku parashikohen ndër të tjera koalicionet dhe hapja 100% e listave, ndërkohë që opozita jashtëparlamentare nuk ka paraqitur ende asnjë draft, përveç kërkesës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it për eksprtizë.
Afati i fundit për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor është data 30 shtator.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme