Pendarovski në Prishtinë

Kosovë | 3 vite më parë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të zhvillojë këtë të enjte një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në orën 11 do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. 
Policia e Kosovës ndërkohë ka bërë të ditur se për mbarëvajtjen e vizitës së Pendarovskit janë ndërmarrë një sërë masash.
Mes tyre është edhe ndërprerja e përkohshme e qarkullimit rrugor në akset e kryeqytetit Prishtinë ku do të kalojë autokolona me të cilën do të lëvizë kreu i shtetit fqinj  dhe eskorta që e shoqëron. Në afërsi të ndërtesave shtetërore do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme