Mbahet në Stamboll panairi i tekstilit – 558 stenda prezantuan produktet, mundësi e mirë për biznesin shqiptar

Në Stamboll u mbaj Panairi i tekstilit dhe aksesorëve të tij, një nga panairet më të mëdhenj që organizohet , ku morën pjesë 558 stenda të cilat prezantuan produktet e tyre.
Kjo ngjarje përfshin të gjitha industritë e tekstilit të mbledhura nën një çati të vetme. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyeshme për bizneset që të tregtojnë midis industrive më të mira të tekstilit dhe stilistëve në të gjithë botën.
Të pranishëm në këtë panair për ta vizituar ishin edhe përfaqësuesi nga biznesi shqiptarë të organizuar nga shoqata Pro-Eksport Albania, të cilët kishin mundësi të ndërtonin ura bashkëpunimi dhe te njiheshin me produktet dhe ofertat.
Gjithashtu e pranishme në këtë eveniment ishte dhe Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e biznesit e cila e vlerësoj këtë vizitë, pasi panaire të tilla ju vinë në ndihmi biznesit vendas dhe sipërmarrësve shqiptarë.
Tekstilet dhe këpucët janë sektori më i madh eksportues në vend, dhe panaire të tilla janë të rëndësishme për sektorin e fasonërisë pasi Turqia është prodhuese e lëndës së parë.
Në këtë vizitë 2 ditore u realizuan dhe takime me Shoqatat homologe te sektorit si dhe vizitë në fabrikën prodhuese tekstilit.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



