“Jetë Shqiptare” – Arbër Zaimi: Vendet më të rrezikuara nga destabilizimi i Evropës janë ato të rajonit

Instituti britanik Royal United Services, ka bërë të ditur përmes një raporti se Rusia po kërkon të destabilizojë vendet e Evropës. Sipas këtij raporti, Rusia po përpiqet të përdorë aktivitetet ushtarake jokonvencionale jashtë Ukrainës, duke përfshirë skenarin e destabilizimit të vendeve evropiane, të marrë nën kontroll burimet kryesore në Afrikë dhe të dominojë me propangadën e saj në Lindjen e Mesme.
Për të folur mbi këtë temë në një lidhje me Skype në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, politologu Arbër Zaimi u shpreh se përpjekjet e Serbisë për destabilizim shihen si vendet më të rrezikuara ato të rajonit përfshi këtu edhe Kosovën.
“Aktualisht një ndër vendet më të rrezikuara është Mali i Zi për shkak të ndërhyrjes së thellë politike Serbi-Mali i Zi në dy vitet e fundit, është Maqedonia për shkak të njëjtës lidhje politike dhe fetare dhe natyrisht pastaj nuk përjashtohen dhe Kosova dhe Bosnja për nga tendenca destabilizuese.
Në këtë luftë hibride përdoren të gjitha mjetet, përdoren mediat, institucionet fetare, natyrisht që Rusia përdor çdo mjet, përdor shpifjet, përdor sulmet e hakerave këto studiohen dhe natyrisht janë marrë masa mbrojtëse. Unë e di që Kosova ka marrë masa mbrojtëse në këto fusha me asistencën e NATO-s dhe Amerikës por di që edhe Shqipëria ka punuar në shumë prej këtyre fushave me rezultate të mira dhe mendoj që duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të jemi të shqetësuar por nuk ka vend për frikë”, u shpreh politologu Arbër Zaimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




