Serbia kërkon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Ibishi: Retorikë për konsum të brendshëm politik

Rajon | 3 vite më parë

Serbia ka lënë të nënkuptuar se po mendon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke rritur tensionet në rajon. Por eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi u shpreh në “Jetë shqiptare” se bëhet fjalë për retorikë për konsum të brendshëm politik. Sipas tij, lidershipi i Kosovës është përballur vazhdimisht me këto kërcënime.

“Kjo është retorikë të brendshëm politik, pasi Kosovën disa herë  e ka si pretekst ky pushtet autoritar me në krye Vuçiq. Ai nuk ka guxim të bëjë një envazion të drejtpërdrejtë, pro shfrytëzon luftën hibride siç Putini e ka shfrytëzuar dhe po luan rolin e Putin në Ballkan. Shërbimi  detyrueshëm ushtarak ka një kosto të lartë. E gjithë kjo tregon për ngritje tensionesh.

Lidershipi i Kosovës qysh herët ka ndjerë këto tensione dhe kërcënime, ngritje të kapaciteteve të KFOR. Ka katërfishuar prezencën e forcave KFOR në veri, ka trefishuar patrullimin në pjesën kufitare”, u shpreh ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme