Kirbi: Qëndrimi i administratës amerikane ndaj rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar

Rajon | 3 vite më parë

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kirbi (o. John Kirby) tha se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente Kirky, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi politikën e “mbështetjes së Presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiq në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia”.

“Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thotë “Washington Post”.

Kirbi nuk bëri komente të mëtejshme.

Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.

Në artikullin redaksional të ‘Washington Post” thuhet se Vuçiqi dhe kryeministrja Ana Bërnabiq “akuzuan perëndimin për protestat” dhe i quajtën ato “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë”.

“Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, Vuçiç fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja”, vazhdon më tej editoriali.

“Washington Post” thotë se Vuçiq në takimet private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai “po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Evropian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm”.

Sipas “Washington Post” administrata Bajden (o. Biden) e bazoi politikën e saj paqtuese, tek garancitë që Vuçiqi u ka dhënë privatisht.

“Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, Shtetet e Bashkuara kanë shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, thekson artikulli./ VOA

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme