Një tërmet i fuqishëm godet pjesën qendrore të Bosnjë-Hercegovinës

Rajon | 3 vite më parë

Bosnje dhe Hercegovina është tronditur të shtunën pas dite nga një tërmet i fortë.

Sipas të dhënave të para nga EMSC, tërmeti ka patur një magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tij ka qenë 10 kilometra në veriperëndim të Zenicës.

Thellësia ishte rreth 11 km.

Sipas qytetarëve, tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme si dhe në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, Sarajevë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme