Vuçiq: Serbia do të hetojë sulmin në veri të Kosovës

Kosovë | 3 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Beogradi do të hetojë sulmin në manastirin e Banjskës, në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe ku u eliminuan 3 agresorë serbë.

Vuçiq ka mohuar përfshirjen e Serbisë në sulmin e grupeve terroriste serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, Beogradi e dënon vrasjen e policit dhe shtoi se Serbia do të “fillojë procedurën para organeve kompetente gjyqësore” dhe do të hetojë të dyshuarit, pasi rreshteri i Policisë së Kosovës dhe 3 serbë u vranë të dielën pranë manastirit të Banjskës.

“Cilat janë ato krime të dyshimta, kjo është një pyetje e prokurorit”, tha Vuçiq dhe akuzoi policinë e Kosovës për vrasjen e njërit prej serbëve me plumb në kokë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme