Sulmi ndaj Policisë së Kosovës/ Deputeti gjerman-Vuçiqit: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

Rajon | 3 vite më parë

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Majkëll Roth (Michael Roth) i është drejtuar Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër.

Roth i drejtohet Vuçiq duke i thënë se vrasja e njerëzve është krik i tmerrshëm dhe nuk kanë rëndësi kombësitë apo etnitë. Sipas tij, kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, liri dhe kufij të sigurt.

“I nderuar zoti President @avucic ! Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, shkruan Roth në rrjetin social X.

Sulmi ndaj policisë në hyrje të fshatit Banjskë ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme (24 shtator) nga persona të armatosur të cilët hapën zjarr e hodhën granata dore në drejtim të policisë së Kosovës. Polici Bunjaku humbi jetën, ndërsa mbeti i plagosur një efektiv tjetër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme