Përmbytjet nga stuhia Daniel/ Mitsotakis prezanton planin për të përballuar krizat klimatike

Rajon | 3 vite më parë

Nga Panairi i 87-të Ndërkombëtar i Selanikut Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis prezantoi masat strukturore dhe financiare që do të marrë qeveria e tij për të mbështetur të prekurit nga katastrofat që shkaktoi stuhia Daniel. 

Ai tha se do të kryhet një riplanifikim radikal për të ardhmen, në mënyrë që të jenë në gatishmëri për situata të vështira të ndryshimeve klimatike si zjarret dhe përmbytjet e kësaj vere.  “Isha në Evros dhe Thesali.

Pashë shkatërrimin dhe dëshpërimin e njerëzve përballë sulmit të natyrës. Prioriteti ynë i parë është të ndihmojmë qytetarët në zonat e përmbytura, të mbështesim bizneset, fermerët dhe blegtorët. Çdo gjë që kemi humbur, shteti dhe qytetarët, do ta rindërtojmë bashkë”. 

Kryeministri grek tha se sigurimi i shtëpive dhe bizneseve tashmë do të jetë i detyrueshëm për ti bërë ballë pasojave të rizave klimatike. Mitsotakis. i cili u rizgjodh në qershor fjalimin edhe për të ndarë disa premtime që do të realizohen së shpejti.

Ai tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit për programin “Shtëpia ime” për qytetarët 25-39 vjeç, çka do të bëjë që 10 mijë të rinj të mund të blejnë një shtëpi duke përfituar nga kreditë me interes të ulët.

Mitsotakis premtoi po ashtu pagesën e “Youth Pass”, prej 150 euro për 200 000 të rinj të moshave 18 dhe 19 vjeç, ndërsa tha se rrogat në administratën shtetërore do të rriten me 10%.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme