Tensionet Kosovë-Serbi/ Kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviç nisin takimet me Lajçak në Bruksel

Rajon | 3 vite më parë

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç ndodhen këtë të mërkurë (19 korrik) në Bruksel, ku kanë filluar takimet me të dërguarin europian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajcak.

Dy janë temat kryesore të bisedimeve, zbatimi i plotë i marrëveshjes së për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u arrit shkurtin e shkuar në Bruksel, dhe shtojcës për zbatimin e saj për të cilën Kurti dhe Vuçiç ranë dakord në muajin maj në Ohër, si dhe hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Rreth 10 ditë më parë, në Bratislavë të Sllovakisë Bislimi dhe Lajçak ranë dakord për katër hapa për shtensionimin e situatës, mes të cilave reduktimi i pranisë policore në ndërtesat administrative në komunat me shumicë serbe në veri si dhe mbështetja nga qeveria e Kosovës e mbajtjes të zgjedhjeve të reja në ato komuna.

Ndërkohë që takimi në nivel kryenegociatorësh ishte hapi i katërt për të cilin Bislimi ra dakord me Lajçak.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme