Ministri serb: Norvegjia ka marrë vendim për mbylljen e ambasadës në Prishtinë

Kosovë | 3 vite më parë

Norvegjia ka vendosur të mbyllë ambasadën në Prishtinë. Lajmi është bërë me dije nga Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, i cili sqaroi se vendimin e mësoi pas një bisede të zhvilluar me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, Ivin Vad Peterson.

Duke folur për vendimin e Kryeministrit të Kosovës për shpalljen terroriste të dy organizatave, Daçiç tha se Kurti nuk ka koherencë në termat që përdor, teksa shtoi se “e vetmja konstante e tij është “përpjekja e përgjithshme” për ta shpallur tërë Serbinë dhe populli serb një komb gjenocidal, se ne jemi ata që kemi kryer krime dhe se duhet të paguajmë dëmshpërblime lufte”.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se organizatat si “Mbrojtja Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) janë terroriste.

Organizatat e shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës janë organizata që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky vendim merret duke u bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme