Vuçiç nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin në Bruksel: E pakuptimtë të flas me të

Rajon | 3 vite më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se nuk do të marrë pjesë në takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha ai për mediat serbe.  

Gjithsesi Vuçiç saktësoi se do të vendosë nëse, siç tha ai, “teknikisht të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç javën e ardhshme në Bruksel, në një takim për menaxhimin e situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e Brukselit. Ai të shtunën, më 17 qershor, deklaroi për mediat në Prishtinë, se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme