Daçiç: Kurtit i pëlqen rëndimi i vazhdueshëm i situatës, ne na pëlqen paqja

Rajon | 3 vite më parë

Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiç ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i kënaqur me përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës, ndërsa Serbia dëshiron paqen dhe stabilitetin.

Daçiç tha se autoritetet e Prishtinës po bëjnë gjithçka që të provokojnë reagimet e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të provokojnë konfliktin e tyre me KFOR-in në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë ashpër ndaj Serbisë.

“Kurti duket se ka humbur një ditë apo një javë nëse nuk shkakton ndonjë incident të ri, mendoj se kemi ardhur në atë pikë ku nuk ka ku të shkojmë, në kuptimin që serbët janë të detyruar të luftojnë për ekzistencë të zhveshur. Këtu nuk bëhet fjalë për konkurrencë politike, përleshje politike, a do të organizohen serbët tani politikisht dhe do të kenë një numër të caktuar deputetësh apo këshilltarësh nëpër institucione, por bëhet fjalë për mbijetesë fizike, sepse njerëzit arrestohen, pushkatohen njerëzit, ka të bëjë me shkeljen e këtyre të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit”, tha Daçiç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme