Britania thirrje Prishtinës dhe Beogradit: Ulni urgjentisht tensionet në veri, filloni menjëherë punën në ZSO

Qeveria britanike i ka drejtuar një thirrje Beogradit dhe Prishtinës zyrtare që të marrin masa urgjente për uljen e tensioneve, duke u kërkuar gjithashtu angazhim të menjëhershëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe fillimin e punës për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.
“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet”, ka thënë qeveria britanike, raporton Tanjug.
Londra i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të sigurojnë që kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë të kryejnë detyrat e tyre në lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ato ndërtesa. Po ashtu, Londra zyrtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për shpalljen sa më parë të zgjedhjeve të reja dhe gjithpërfshirëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




