Fundoset anija me emigrantë pranë brigjeve greke, 59 të vdekur, me qindra të zhdukur

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën dhe me qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur nga fundosja e anijes me emigrantë.
Një anije peshkimi e cila mendohet se kishte ne bordin e saj 400 emigrantë është mbytur për shkaqe ende të panjohura, ndërsa deri më tani kanë mundur të shpëtojnë 104 persona.

Anija, 30 metra e gjatë, ishte nisur nga Tobruku i Libisë dhe kishte si destinacion Italinë. Ajo udhëtoi për 5 ditë në det para se të fundosej në ujërat ndërkombëtare 47 milje detare në jugperëndim të Pylos.

Emigrantët në bordin e anijes ishin nga Afganistani , Pakistani , Siria dhe Palestina, bëjnë me dije mediat greke.
Zyrtarët e Rojës Bregdetare vlerësojnë se numri i incidenteve të tilla do të rritet, pasi po shtohet numri i emigrantëve që udhëtojnë kryesisht drejt Italisë për t’u nisur më lehtë drejt Europës Qendrore dhe Veriore.
Varkat janë të vjetra dhe shumë prej tyre nuk janë mirëmbajtur, ndërsa numri i pasagjerëve është shumë më i lartë se sa lejohet.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




