Shefi i OSBE-së i dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

Kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë me dije se propozimi i tij për deeskalim dhe normalizim të situatës në Kosovë është dorëzuar në misionet në Beograd dhe Prishtinë.
Ai sqaron se plani prej nëntë pikash nuk është plan i OSBE-së por i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atij si kryetar i OSBE-së.
“Roli im si kryetar i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për de-përshkallëzimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialog, komunikim. Kemi dy operacione të mëdha, një në Prishtinë dhe tjetrin në Beograd“, tha Osmani
Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më herët publikoi në Twitter, planin me nëntë hapa për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës, një plan që ka për qëllim arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




