Tensionet në Kosovë, Lajçak pas takimit me Vuçiç: Dhuna s’është kurrë e pranueshme! Nevojitet urgjentisht zgjidhje politike

Kosovë | 3 vite më parë

I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, ka reaguar pas takimit që ai dhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar zhvilluan në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiç, ku u diskutua në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Lajçak shkruan se dhuna nuk është kurrë e pranueshme, teksa bën thirrje për zgjidhje politike “urgjentisht”.

“Në Beograd,  Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Presidentin Vuçiç për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar”, shkruan Lajçak.

Të hënën, Lajçak dhe Escobar zhvilluan një takim në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ku i prezantuan propozimin në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmbante tre elementë, të cilët konsistonin në zhvillimet e fundit në veri, ide për de-eskalimin e situatës dhe urgjencës për zbatim të Marrëveshjes Prishtinë-Beograd.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme