Lajçak dhe Eskobar : Serbët në veri të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje!

Kosovë | 3 vite më parë

Para largimit nga Kosova, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin perëndimor Gabrial Escobar dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe. 

Lajçak i ka thënë Listës Serbe se është e nevojshme që serbët në veri të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka tregon rreth takimit me serbët. ”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak. 

Lajçak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmani. Ata kanë udhëtuar të martë pasditë drejt Serbisë. 

Ka qënë Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, që ka pritur në takim emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. 

Vuçiç iu ka thënë dy emisarëve se “është koha që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë. “Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram. Gjithashtu  Vuçiç ka deklaruar se ”Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset”. 

Por Kosova beson se bandat kriminale të Vuçiqit në Veri kanë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it. 

Takimet kanë për qëllim gjetjen e zgjidhjes pas situatës së krijuar në veri të Kosovës. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë. 

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ndërsa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri. Javën që shkoi, u bë e ditur kërkesa e ndërkombëtarëve për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, pjesmarrja e popullsisë serbe në këto zgjadhje dhe fillimin nga puna të asociacionit.

Gazetare: Teuta Shamku

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme