Situata në veri të Kosovës/ Zëdhënësi i BE: Gati të presim takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiç

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se ata janë të gatshëm të organizojnë një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një deklaratë, Stano tha se megjithatë, në këtë fazë, më me rëndësi është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë në këtë drejtim.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë, e Përfaqësuesi i Lartë do t’i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejmë” ka thënë Stano.
I dërguari i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar do të zhvillojnë pasditen e kësaj të hënë (5 qershor) një vizitë në Prishtinë, ku do të kenë një takim me Presidentin e Kosovës, Albin Kurti. Bisedimet do të përqendrohen te situata e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa takimi me Kurtit, Escobar dhe Lajçak pritet të nisë në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë. Pas vizitës në Kosovë, Lajçak dhe Escobar do të udhëtojnë më pas drejt Beogradit, ku do të zhvillojnë një takim me Presidentin Vuçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




