Tensionet në veri/ Turqia nis trupat në Kosovë për të përforcuar KFOR-in

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë me dije se një numër ushtarësh turq janë nisur drejt Kosovës, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Ministria turke e Mbrojtjes bëri me dije se drejt Kosovës është nisur batalioni i Brigadës së 65-të të Këmbësorisë, veprim që vjen pas ngjarjeve të regjistruara në veri.
“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni komando i Komandës sonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë i caktuar në rajon filloi të shpërngulet në Kosovë”, shkruhet në postim.
Ndërkohë, këtë të diel (4 qershor) situata në veri të Kosovës paraqitet e qetë, ndërsa Policia vijon monitorimin e situatës.
Tensionet janë rritur në veri të Kosovës pasi serbët lokalë janë ngritur në protesta në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




