Tensionet në Kosovë/ NATO në diskutime për të vënë në gatishmëri një batalion rezervë

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas vendosjes së 700 trupave shtesë, NATO po diskuton për vënien në gatishmëri edhe të një batalioni rezervë.
Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralit Stuart Munsch, në KFOR.
“Diskutimet e Admiralit Munsch dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia përfshinin vendosjen e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet nëm postimin në Twitter.
Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri me dije se do të dërgojë edhe 700 trupa shtesë në përbërje të KFOR-it.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




