Ndërkohë, komandanti i njësitit të KFOR-it që gjendet para Komunës së Zveçanit, është dakorduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, që të largohen dy autoblindat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Strukturat paralele që po drejtojnë protestuesit, para komunës së Zveçanit, kanë vendosur flamuj të Serbisë në një autoblindë të Njësitit Special të Policisë së Kosovës, ndërsa në një tjetër i kanë shkruar me ngjyrë katër “C”.

E kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se protestuesit do të qëndrojnë aty, derisa Njësiti Special i Policisë të largohet dhe kryetari i ri, Izmir Zeqiri, të mos lejohet të futet në objektin e Komunës së Zveçanit.

/rtsh.al/