EUROPOL operacion në Serbi, Holandë e Belgjikë, arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan

Rajon | 3 vite më parë

Një operacion ndërkombëtar i kryer në tre vende, Serbi, Holandë dhe Belgjikë ka çuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, njoftoi Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL.

Sipas njoftimit të EUROPOL, më 11 maj, u kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë, duke synuar si udhëheqjen e kartelit ashtu edhe infrastrukturën e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale tashmë janë arrestuar në Belgjikë në vitin 2021, ndërsa dy persona janë arrestuar më parë për vepra të tjera në Serbi dhe Peru, teksa një tjetër i dyshuar u arrestua në Holandë më 8 maj 2023.

Në total janë arrestuar 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuara si objektiva me vlera të larta nga Europol. Kjo organizatë kriminale, besohet se qëndron pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës direkt nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori.

Kjo bandë njihej në botën e krimit për dhunën dhe përfshirjen në grabitje të nivelit të lartë. Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal “Pink Panther”.

13 arrestime janë kryer në Serbi, trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor.

Sipas EUROPOL, gjithashtu janë konfiskuar 15 makina luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë si dhe orë dore me vlerë prej rreth 2 milionë eurosh dhe gati 3 milionë euro para të thata.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme