Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: Me rëndësi të kuptojmë hapat e ardhshëm, të fokusohemi te normalizimi

Kosovë | 3 vite më parë

Ka përfunduar takimi mes të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Beslimi. Në një deklaratë për mediat, Lajçak ka bërë me dije se në takim është diskutuar për hapat e mëtejshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku vuri theksin te rëndësia e këtij dialogu.

Më tej, Lajçak bëri me dije se do të vizitojë këtë të enjte (11 maj) edhe Veriun e Kosovës për të parë nga afër se si paraqitet situata atje.

Po ashtu, Lajçak ka njoftuar se më 15 maj do të takohet sërish me dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

“Kam ardhur në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për rrugën përpara në procesin e normalizimit, pas takimit të 2 majit. Është vërtetë e rëndësishme që të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm.

Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim. Dhe ne duhet patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizim. Të njëjtin diskutim do ta bëjë nesër në Beograd. Unë do të takoj kryenegociatorët, zotëri Bislimin dhe Petkoviçin të hënën në Bruksel”, ka thënë Lajçak, raporton KosovaPress.

Më 12 maj, Lajçak do të udhëtojë drejt Serbisë për t’u takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme