Sulmet me armë/ Serbia merr masa, forca policie në çdo shkollë të vendit

Rajon | 3 vite më parë

Duke filluar nga kjo e hënë (8 maj), në të gjithë Serbinë janë rihapur shkollat me përjashtim të shkollës “Vladislav Ribnikar” në Beograd ku nëntë persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë të ndërmarrë atje javën e shkuar.

Me vendim të qeverisë, në të 1800 shkollat në vend janë dislokuar oficerë policie. Më shumë se 2 mijë forca të tilla do të jenë të pranishëm nëpër shkolla, për të mbikqyrur atë që ndodh në mjediset dhe ambientet e tyre të jashtme.

Vendimi i qeverisë serbe për dislokimin e forcave policore në shkolla vjen pasi një nxënës 13 vjeçar i shkollës “Vladislav Ribnikar” hapi zjarr ndaj bashkëmoshatarëve të tij, duke vrarë shtatë vajza, një djalë si dhe një roje sigurie të shkollës.

Një ditë më pas ndërkohë një 20 vjeçar iu mori jetën tetë personave gjatë një masakre me armë në dy fshatra në qendër të Serbisë.

Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme