Rama do të marrë pjesë në forumin ekonomik te Delphit

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të premten drejt Greqisë ku do të marrë pjesë në forumin ekonomik te Delphit, Greqi.
Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare pritet të marrë pjesë në diskutimin për çështjet e politikës së jashtme.
Pjesë e këtij forumi do të jenë disa krerë shtetesh, politikbërës si dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota. Nëpërmjet paneleve të ndryshme, një mori folësish të shquar do të trajtojnë disa çështje të rëndësishme, duke nisur që nga lufta në Ukrainë, globalizimi, drejtësia dhe politikat, energjia e deri te Greqia si një qendër arsimore dhe e ardhmja e Demokracisë.
Forumi Ekonomik Delphi është një organizatë jofitimprurëse, e drejtuar nga anëtarët, e angazhuar për të ofruar dhe promovuar ide inovative për rritje të qëndrueshme dhe konkurruese për Evropën dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor, i cili ka nisur ditën e mërkurë në qytetin historik të Delphit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




