Presidenti i ri i Malit të Zi: Më mirë të jesh pjesë e Open Ballkan, sesa Ballkani i mbyllur

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka shprehur qasjen e tij pro “Ballkanit të Hapur”, duke thënë se ai nuk mendon se një rajon i mbyllur është në dobi të vendeve
Milatoviç tha se çështjen e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur do ta trajtojë qeveria e ardhshme dhe Parlamenti dhe se qëndrimi i tij politik është i qartë, “është më mirë të jesh pjesë e Ballkanit të Hapur, se sa një Ballkan i mbyllur”.
“Ideja e Bashkimit Evropian (BE) u krijua si një ide e bashkëpunimit ekonomik rajonal mes Beneluksit, Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Dhe ne në Ballkan shpesh harrojmë rëndësinë e integrimit tonë ekonomik rajonal kur flasim.
Për integrimin evropian. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi rajonal është diçka për të cilën si ekonomist e kam mbrojtur gjithmonë”, tha Milatoviç
Ai tha se prioritet i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në BE dhe “përderisa ky është qëllimi ynë kryesor, nuk shoh asnjë problem në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal në të njëjtën kohë”, shkruan media malazeze RTCG.
“Për më tepër, mendoj se është pjesë integrale e integrimeve tona në BE”, ka theksuar Milatoviç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




