Ministria e Brendshme bullgare: Sërish kërcënime me bombë në shkolla, por nuk ka rrezik

Rajon | 4 vite më parë

Të martën, sërish afro 50 shkolla në Sofje morën email me kërcënime për bombë, njofton Radio Sofia. 

MPB rikujtoi se nga 31 marsi, pas një serie ditësh me kërcënime me bombë në shkolla, ka një procedurë të re për veprim në situata të ngjashme, të përcaktuar nga ministri i punëve të brendshme dhe zëvendëskryeministri Ivan Demerxhiev. 

Vendimin për lirimin e nxënësve nuk e marrin drejtorët e shkollave, por Ministria e Punëve të Brendshme, sqaroi kryekomisari Petër Todorov. 

Drejtorët e shkollave të cilët e pezullojnë mësimin me vendim të vet pas një telefonate për bombë do të mbajnë përgjegjësi administrative. 

Mëngjesin e sotëm u vlerësua se ky është një tjetër sulm hibrid që nuk përbën absolutisht asnjë rrezik për fëmijët në shkolla.

 

( Marrë nga Radio Sofia )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme