Takimi në Bruksel, Petkoviç: Kurti po bën marifete të mos pranojë Asociacionin e komunave serbe

Rajon | 4 vite më parë

Teksa takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç po zhvillohet në Bruksel në pritje të një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, Serbia nuk ka kursyer akuzat ndaj Kosovës.

Politikani serb i emëruar nga Beogradi edhe si Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç tha se Kurti nuk dëshiron të pranojë Asociacionin e komunave serbe dhe për këtë, sipas tij, po bën truke të ndryshme në Bruksel që të shmang detyrimet, raporton Tanjug.

“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e  Asociacionit. Ai e bën atë në mënyra të ndryshme dhe me truke të ndryshme. Presidenti Vuçiç po lufton dhe po insiston në Asociacion, sepse është obligim i Prishtinës që ekziston për 10 vjet”, tha Petkoviç.

Këto deklarata ai i bëri nga Brukseli pas takimit të Borrell dhe Vuçiç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme