Takimi i Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, Lajçak: Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e BE

Rajon | 4 vite më parë

BE kërkon që Serbia dhe Kosova të pranojnë planin franko-gjerman për normalizmin e marrëdhënieve mes tyre gjatë takimit më 27 shkurt në Bruksel.  Këtë e bëri të qartë i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, I cili tha se plani i BE është I detyrueshëm për të dyja palët dhe se kjo nuk është një marrëveshje e përkohshme.

“Plani, të cilin besoj se do ta pranojmë të hënën, do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme. Pas tij do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, i cili duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse para hyrjes së Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak.

Së bashku me Lajçak, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të zhvillojë takime të veçanta me krerët, pasuar nga një takim i përbashkët. Fokusi i takimit do të jetë Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa seancat do të pasojnë një konferencë për shtyp të udhëhequr nga Borrell.

Lajçak tha se BE pret “që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin,” raporton Euractiv.

BE-ja kërkon që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet e vazhdueshme historike ndërmjet tyre për të përparuar në rrugën e tyre të anëtarësimit në BE.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme