Tërmeti, mbi 41 mijë viktima

Rajon | 4 vite më parë

Çdo orë që kalon në zonat e prekura nga tërmeti shton numrin e viktimave. Deri më tani mbi 41 mijë të vdekur janë regjistruar në të dy vendet, Turqi dhe Siri. 
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar në Turqinë jugore është rritur në 35.418. Mbi 6 mijë numërohen në Siri.  “Tërmetet që goditën javën e kaluar Turqinë ishin të fuqishme sa bomba atomike”, kështu është shprehur presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan. Gjithashtu ai theksoi se më shumë se 2.2 mln njerëz janë larguar nga zonat e prekura nga tërmetit, shkruan media greke. 

Ndër të tjera presidenti turk premtoi se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e personit të fundit të bllokuar në rrënoja, duke shtuar se puna e ekipeve të shpëtimit po përmirësohet dita ditës. Ndërkohë një delegacion nga Kombet e Bashkuara (OKB) ka vizituar Idlibin për të bërë hetime pas tërmetit shkatërrimtar. Autokolona me 7 automjete që transporton delegacionin e OKB-së arriti në provincën Idlib në mëngjesin e së martës. 

Ndërkaq se 70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërsa tre të tjerë në Hatay. 
Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat. Kaya tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti, kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme