Ambasadori i Italisë: Elementi kyç i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është formimi i ZSO-së

Rajon | 4 vite më parë

Teksa tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit vijojnë të jenë të ndezura, thirrjet për dialog dhe zbatim marrëveshjesh janë shtuar.

Ambasadori i Italisë në Beograd, Luka Gori, ka deklaruar se një prej elementëve kyç për dialog dhe normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është zbatimi i marrëveshjes për ZSO dhe sipas tij, kjo ide duhet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Një nga elementët kyç të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është zbatimi i marrëveshjes për ZSO dhe se është e rëndësishme që kjo ide të zbatohet sa më shpejt dhe sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai. Gori u shpreh se në këtë kuptim, është në tryezë një propozim evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme