Anëtarësimi në BE/ Bosnje e Hercegovina merr zyrtarisht statusin e vendit kandidat

Krerët e shteteve dhe qeverive të 27 anëtarëve të BE-së kanë konfirmuar dhënien e statusit zyrtar të vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën, një hap për të siguruar anëtarësimin e vendit në BE.
Vendimi u mor nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur të mërkurën, ndërsa konfrimimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat.
Kujtojmë se BE rikonfirmoi angazhimin e saj “të plotë dhe të qartë” ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor në samitin që u zhvillua në Shqipëri, duke bërë thirrje për përshpejtimin e bisedimeve të pranimit me kandidatët për anëtarësim.
Ministri çek i Evropës, Mikulas Bek tha se duke i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit, vendet anëtare “po dërgonin një mesazh të fortë të angazhimit të tyre ndaj zgjerimit të BE”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




