Serbët vendosin të largohen nga institucionet e Kosovës/ Borrell: Rrezikohet përparimi i arritur në dialog

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet mes palëve. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, që për Borrel nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.
“Zhvillimet e fundit vënë në rrezik vitet e punës së palodhur në kuadër të Dialogut Beograd-Prishtinë. U bëj thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të çojë në tensione të mëtejshme”, shkruan në reagim në Twitter Borrell.
kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç ka deklaruar se vendimi për largim nga institucionet do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.
Prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




