Rumania do të furnizojë 90% të nevojave të Moldavisë për energji elektrike

Rajon | 4 vite më parë

Rumania do të furnizojë Moldavinë me 90% të nevojave të saj për energji elektrike pasi rajoni separatist i Transnistria ndërpreu Moldavinë nga termocentrali Cuciurgan, njofton Romania Insider.

Rumania është tani i vetmi burim kryesor i energjisë elektrike për Moldavinë, sipas Victor Bânzari, kreu i Energocom, kompania e shërbimeve elektrike të vendit.

“E gjithë sasia e energjisë është blerë nga Rumania, duke përfshirë sasinë e përdorur për të mbuluar deficitin. Ne kemi nënshkruar kontrata me OMV Petrom dhe Nuclearelectrica.  Është hera e parë që blejmë një sasi kaq të madhe energjie nga Rumania.” tha Bânzari, cituar nga Digi24.

Moldavia nuk ka marrë asnjë kw-orë energji elektrike nga termocentrali Cuciurgan që nga e marta, 1 nëntor. Centrali kontrollohet nga rajoni separatist i Transnistrisë, i mbështetur nga Rusia. Qeveria dhe separatistët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për energjinë elektrike që do të dorëzohet në nëntor.

Qeveria në Kishinau thuhet se ka siguruar furnizime me energji elektrike nga një prodhues tjetër në Rumani, përveç dy të përmendurve tashmë, duke siguruar që populli moldav nuk do të mbetet pa energji ndërsa afrohet dimri.

( Sipas Romania Insider )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme