Reciprociteti për targat/ Lista Serbe: Nëse nis konfiskimi i automjeteve, bllokojmë rrugët në veri të Kosovës

Rajon | 4 vite më parë

Pas takimit të zhvilluar në Beograd me presidentin serb Aleksander Vuçiç, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse kjo e fundit ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiç në një konferencë për shtyp mbajtur në Beograd.

Rakiç bëri të ditur se gjatë takimt me Vuçiç i është thënë se nëse “Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit. Ne në të vërtetë ne duam rezistencë paqësore demokratike të popullit, por nuk e di se si do të zhvillohet situata në terren nëse dikush fillon të na marrë pronën”, tha ai.

Takimi mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vjen pak para skadimit të afatit që Prishtina ka vendosur për regjistrimin me targa RKS të automjeteve që kanë targa të lëshuara nga serbia.

Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se automjetet me targa serbe nuk do të lejohen që të qarkullojnë në territorin e shtetit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme