Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Për miratimin e rezolutës 55 deputetë votuan pro, 19 ishin kundër dhe 7 abstenuan.
Rezoluta u mbështet nga opozita DPS, SDP, SD, LP, BS dhe partitë shqiptare, ndërsa nga partitë e shumicës rezolutën e mbështetën demokratët, URA dhe Branka Boshnjak nga PzP.
Rezoluta, ndër të tjera, nënkupton që parlamenti dënon dhe pranon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se më shumë se 8 000 boshnjakë myslimanë u vranë.
Teksti i rezolutës parashikon gjithashtu që 11 korriku do të shpallet Dita e Përkujtimit për Viktimat e Srebrenicës.
Ervin Ibrahimoviç, udhëheqësi i Partisë Boshnjake, i cili ishte një nga propozuesit e rezolutës, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në përpilimin e një teksti cilësor të rezolutës.
“Besoj se sot kemi dërguar një sinjal të qartë nga kjo Dhomë e Përfaqësuesve, se Mali i Zi është qendra e demokracisë në rajon”, tha Ibrahimoviç. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




