Vuçiç: Do të na joshin me nisma rajonale për të njohur Kosovën

Aleksandër Vuçiç ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin grek në Beograd pas lajmeve dhe informacioneve, që tha se kishte marrë në rrugë zyrtare, sipas të cilave Athina po përgatitej që të njihte Kosovën.
Vuçiç tha se me ambasadorin grek kishte pasur një bisedë të sinqertë, ndërsa në deklaratën e shpërndarë për shtyp thuhet se kryediplomatit grek i ishte ngritur shqetësimi për zërat që flasin për njohjen e Kosovës.
“Unë besoj të miqësia serbo-greke dhe shpresoj që Athina të mos e marrë këtë vendim, që jo vetëm do të ishte një precedent i rrezikshëm, por edhe bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”, tha Presidenti serb.
Sipas Vuçiç, Serbia njohja e Kosovës nga Greqia do t’i hapte rrugë edhe njohjes nga katër vende të tjera të Bashkimit Europian, që ende s’e kanë ndërmarrë këtë hap.
Vuçiç foli për një periudhë të vështirë për Serbinë.
“Në ditët në vazhdim pres vizita të shumta në Beograd dhe të gjitha për të ushtruar presion ndaj nesh. Do të ketë përpjekje për të siguruar pavarësinë e Kosovës përmes nismave rajonale. Mund të na ofrojnë zgjidhje që mund të duken si të mira në pamje të parë, por pas tyre de fakto mund të qendrojë njohja e Kosovës”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




